Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 15:24

Stafi menaxhues i Kopshtit Zoologjik Kombëtar në Washington vendosi të ndalojë përkohësisht hyrjen e vizitorëve në zonën ku është vendosur nëna panda, e cila se së shpejti do të sjellë në jetë pasardhësin e saj.

Panda femër është në “gjendje delikate”, është e zhurmshme për shkak erës, por edhe zhurmës rreth saj.

Ekipi veterinar pret që femra Mei Xiang, vogëlushin të sjellë në botë nga 20 deri në 40 ditët e ardhshme.

Panda paqësore kohët e fundit është tërhequr në cepin e kafazit, duke humbur oreksin e saj edhe pse më parë ishte njohur si e “shoqërueshme”.

Kopshtet zoologjike dhe rezervat që ruajnë panda, veçanërisht kujdesen në kohën kur mbajnë këlyshët e tyre për shkak të ndjeshmërisë së tyre e cila me shumë kujton natyrën njerëzore.