Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 20:00

Njё-vjeçari Akshat Saxena ka shtatë gishtërinj nё secilën dorё , dhjetё gishta nё secilёn kёmbё dhe asnjё gisht tё madh.

Problemi i tij njihet si njё çrregullim gjenetik i njohur si Polydactyl.

Akshati nga Uttar Pradesh i Indisё Veriore, i ёshtё shtruar njё ndërhyrje kirurgjikale pёr heqjen e gishtёrinjve tё tepёrt. Dhe mjekёt po mundohen tё ndёrtojnё njё strukturё tё gishtave tё tij.

Mamaja e tij Amrita ka thёnё: “Isha aq e lumtur tё shikoja fёmijёn tim, pasi ishte fёmija i parё pёr mua. Por kur pashё gishtёrinjtё e tij… u shokova!”

Mё vonё Amrita mёsoi se fёmija i saj kishte thyer rekordin botёror pёr fёmijёn me mё shumё gishta nё botё. Rekordin mё pёrpara e mbante njё fёmijё nga Kina qё kishte 15 gishtёrinj dore dhe 16 gishtёrinj kёmbe.

Kur nё fillim Amritёn e kishin njoftuar se kishin lexuar nё internet pёr djalin e saj, ajo nuk e kishte besuar.

“Nё fillim nuk isha aspak e bindur. Ishte e vёshtirё tё mendoje se fёmija jot kishte thyer njё rekord botёror. Por mё vonё gjёrat u bёnё konkrete, kur burri im regjistroi nё internet tё gjitha tё dhёnat e nevojshme pёr djalin tonё.”

Akshati gёzon shёndet tё plotё. (LajmeShqip.com)