Lajme Shqip Friday, 27 April 2012 11:30

Vogëlushi Didier Montalvo vuante nga Congenital Melanocytic Nevus, një sëmundje e cila kishte bërë që në kurrizin e djalit të rritej një nishan në formën e zhguallit të breshkës, i cili e mbulonte pothuajse të gjithë shpinën e tij.

6- vjeçari nga Kolumbia ishte privuar nga shkolla për shkak të madhësisë së nishanit. Bashkëfshatarët e fshatit të tij mendonin se djali ishte mallkuar nga forca djallëzore pasi ishte ngjizur gjatë një eklipsi. Ndërsa e ëma nuk mund ta përballonte operacionin që mund t’ia hiqte vogëlushit këtë defekt trupor.

Por kur kirurgu plastik Neil Bulstrode, nga spitali Great Ormond Street dëgjoi për historinë e djalit, ai sëbashku me stafin e tij udhëtuan drejt kryeqytetit për ta operuar vogëlushin.

Pas një sërë operacionesh lëkure, mjeku ka arritur që t’ia largojë nishanin djaloshit. “Ky është rasti më i vështirë që kam hasur ndonjëherë, dhe vogëlushi i është nënshtruar shumë operacioneve të dhimbshme, pasi shenja i kishte prekur pjesën më të madhe të trupit, por gjithçka ja ka vlejtur pasi çdo gjë doli me sukses”, është shprehur mjeku që bëri operacionin.