Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 17:22

Ai ёshtё nga Indonezia dhe ёshtё totalisht i varur ndaj nikotinёs.

Prindёrit kanё provuar t’ia ndalojnё, por ai bёhet i padurueshёm, qan dhe ulёrin deri sa t’i japin cigare pёr tё pirё.

Ardi Rizal pi 2 paketa nё ditё.

E megjithatё babai i tij Muhamed, 30-vjeçar, thotё se djali duket mjaft i shёndetshёm dhe se nuk ka patur asnjёherё probleme me shёndetin. Pёr tё duhani nuk pёrbёn asnjё problem.

Nёna e tij Diana, 26-vjeçare, thotё:

“Ai ёshtё plotёsisht i varur nga duhani. Nёse nuk i japim cigare, nevrikoset, ulёrin dhe pёrplasë kokёn nё mur. Ai mё thotё se ndihet i pafuqishёm dhe i sёmurё.”

Ardi konsumon vetёm njё markё duhani dhe pёr kёtё prindёrit e tij shpenzojnё 4.3 euro nё ditё, nё Musi Banyuasin, nё Indonezinё Jugore.

Nё fakt pёr Indonezinё kjo nuk pёrbёn ndonjё çudi pasi fёmijёt atje fillojnё tё konsumojnё duhan mesatarisht qё nga mosha 5-vjeç. (LajmeShqip.com)