Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 12:25

Në Meksisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një grup djemsh të rinj ka dëgjuar britmat e një gruaje që kërkonte ndihmë dhe i janë vënë pas menjëherë për ta ndihmuar. Ajo kishte qenë duke luftuar me hajdutin, i cili po përpiqej t’i vidhte çantën.

I gjendur i rrethuar nga një grup prej 10 vetash, hajduti jo vetëm që ka ngrënë shkelma, por është zhveshur lakuriq prej tyre në sy të të gjithëve! Pavarësisht përgjërimeve të tij, asgjë nuk e shpëtoi nga turpërimi në mes të një rruge kryesore, ku makinat kalonin duke e parë dhe njerëzit që ndodheshin në urën e mbikalimit e tallnin dhe qeshnin me të madhe.

Menjëherë është afruar policia duke e larguar nga rruga kryesore, për ta çuar më pas drejt rajonit të policisë. Gjithsesi, hajduti e mori mësimin përpara se të binte në duart e policëve. (LajmeShqip.com)