Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 11:00

Një grua 98-vjeçare duhet të paraqitet në Gjykatën qipriote së bashku me 40 të tjerë të moshuar, të gjithë të akuzuar për lojën e kumarit, kur dy vjet më parë policia i ndërpreu në një mbrëmje pokeri.

Siç tregon Yioula Diakonti, vajza e 98-vjeçares, pjesa më e madhe e grupit të lojtarëve kanë shtangur kur kanë marrë urdhërin për në gjykatë këtë javë.

Dy nga të moshuarat kanë vdekur dhe shumë të tjera janë transferuar në një bujtinë. Në Qipro kumari është i dënueshëm me një maksimum prej 6 muajsh burg dhe me një gjobë 750 euro.