Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 16:45

Aukland –  Parkut natyror të Zelandës së Re i janë shtuar disa banorë mjaft të veçantë, dhe këto banorë janë delet ngjyrë rozë.

Drejtuesit e parkut Sheep Wold kanë pohuar se fillimisht i kanë lyer delet në ngjyrë rëzë për t’u sensibilizuar në fushatën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Por gjatë kësaj fushate ata kanë zbuluar se kafshët me këtë ngjyrë janë bërë më interesante për vizitorët, numri i të cilëve u shtua dukshëm në parkun natyror.

Të rritur dhe të shoqëruar me fëmijë shkojnë për të vëzhguar delet e çuditshme ngjyrë rozë.

John Collyer, nga SheepWorld, ka thënë leshi i tyre rozë është një tipar i përhershëm pasi ai mund të shpërlahet mjaft lehtë edhe nga shiu. Ai ka siguruar se ngjyrosja që ata përdorin është plotësisht e padëmshme për kafshët dhe se është e miratuar edhe nga një veteriner lokal.

“Ne përdorim ushqim për t`i ngjyrosur, i cili përfundimisht lahet në shi. Delet praktikisht janë të verbra për dallimin e ngjyrave, kështuqë për to nuk përbën problem pasi ato nuk mund ta vërejnë ngjyrën e njëra-tjetrës”, tha Collyer. “Përshtypjet nga vizitorët janë 99 përqind pozitive. Një përqind janë të shqetësuar rreth deleve, por ata nuk i kuptojnë masat që janë marrë,” është shrehur ai.

Në këtë park të Zelandës së Re, vizitorët mund të shikojnë edhe delen-qen dhe kopetë e deleve me lesh të qethur. (LajmeShqip.com)