Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 10:00

Kjo makinë e thjeshtë Mercedesi është kthyer në një thesar pas ndryshimeve që i bëri biznesmeni zvicerian Ueli Anliker.

Duke përdorur një ekip prej 35 punonjësish që punuan për 30 mijë orë dhe shpenzoi për të 2.5 milion paund, tani ai ka vendosur që ta shes atë përkundrejt çmimit prej 7 milion paundësh.

Kjo makinë e quajtur “Amliker McLaren SLR 999 Red Gold Dream” është e punuar me 5 kilogramë ar, prej 24 karat.

Në brendësi ajo është e dekoruar edhe me gurë të çmuar, të cilat të gjitha në tërësi i kanë kushtuar 300 mijë paund.

Tani, Ueli Anliker është duke e shitur Mercedesin e tij me një çmim minimal, 7 milion paund, duke e kthyer në makinën më të shtrenjtë të dalë ndonjëherë në shitje. (LajmeShqip.com)