Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 12:57

Francë – Dje ka qenë shansi i fundit për të blerë një fshat të tërë francez për vetëm 275.000 euro, me të njëjtin çmim që kanë shumë banesa në Londër.

Sipas “Sky”, blerësi me fat i fshatit Coutbefy do të zotërojë 19 ndërtesa, përfshirë shtëpi dhe një sallë fshati, një pishinë, stallat dhe fushat e tenisit.

Fshati në rajonin e Limousin është tashmë i shkretë, por dikur banohej nga 200 njerëz.

Banorët filluan të shpërnguleshin përgjatë 1970-ës kur industria fermere pati rënie, duke e shndërruar fshatin në një vendpushim në vitin 1990.