Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 20:30

Pekin – Ngjarja e dashurisë ndërmjet drenushës dhe një dashi ka nxitur reagime të shumta në opinionin e komentuesve kinezë në internet. Kur çifti i pazakonshëm filloi të çiftëzohet, personeli i kopshtit zoologjik filloi të kërkojë këshilla, kurse reagimi i përdoruesve të internetit ishte i jashtëzakonshëm, shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP.

Ngjarjen menjëherë e morën dhe e transmetuan edhe mediat nëpër mbarë Kinën. Web-faqja e kopshtit zoologjik u vërshua nga lutjet që çifti i pandashëm të lejohet të jetojë së bashku. Në Weibos, një rrjet social kinez si FaceBook, ndaj kësaj ngjarje pati me mijëra komente.

Dashi i quajtur Çangmao (Leshgjati) është socializuar plotësisht me komunitetin e drerëve, pas bartjes së tij në atë mjedis të ri. Ai ishte dashuruar me drenushën Çunzi qysh parvjet. Tashti, ndërkaq, do të jenë bashkë dhe askush më nuk do të tentojë t’i ndajë deri në vdekje, raporton AFP.