Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 08:53

Një person në Kinë ka mbetur gjithë natën në ballkonin e një banese në kat të shtatë, pasi burri i të dashurës së tij u kthye në shtëpi më herët se zakonisht.

Ai arriti të fshihet në një hapësirë të ngushtë mes dy kondicionerëve dhe qëndroi aty deri në mëngjes, transmeton lajmi.net.

Gruaja e paidentifikuar, në mëngjes pasi burri i shkoi në punë, thirri zjarrfikësit për ta shpëtuar të dashurin e saj i cili s’po arrinte që të rikthehej brenda.