Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 15:25

Vetura e tij e vogël ishte mbërthyer në mes dy të tjerave në parking, dhe nuk kishte mbetur fare hapësirë për ta nxjerrë nga aty.

Por, pronari pati zgjidhje edhe atë të lehtë bile. Falë aftësive të tij fizike, ai tërhoqi veturën zvarrë dhe vazhdoi rrugën i pa shqetësuar, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, dy persona që ndodheshin aty afër, ngelën krejtësisht të habitur me veprimin e këtij personi.