Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 12:54

Steve Jobs, Marilyn Monroe, Nelson Mandela, janë vetëm disa nga personalitete e njohura që nuk janë rritur te prindërit e vet.

Familja është garanci për fëmijëri të lumtur e pa brenga , qoftë ajo biologjike ose dhe ushqyese, transmeton Koha.net. Njihuni se cilat personalitete të njohura nuk janë rritur bashkë me prindërit e vet.

1. Steve Jobsin prindërit e braktisen menjëherë pas lindjes, në vitin 1955. E birësuan Paul dhe Clara Jobs nga San Francisco, pasi nuk kishin mundur të lindnin fëmijë.

2. Jammie Foxx, fitues i OSCAR-it e kishte birësuar gjyshja kur i ka pasur vetëm 7 vjet.

3. Marilyn Monroen, nëna Gladys Baker e vendosi në familjen ushqyese me të cilën ka jetuar deri në moshën 7 vjeçare. Për shkak të mos stabiliteti mental të nënës, kujdestare legjitime e Marilyn Monroes u bë Grace MckKee e vetëm pas pak vjetësh Monroe përfundoi në strehimin për të varfër.

4. Nelson Mandelën, politikan e pacifist, e birësoi çifti bashkëshortor kur ai i bëri 7 vjet, pas vdekjes së babait të tij biologjik.

5. Nicole Richien e birësuan këngëtari Lionel Richie dhe bashkëshortja e tij e atëhershme Brenda Harvey-Richie. Prindërit e tij biologjikë nuk munden të kujdeseshin financiarisht për të dhe përkujdesjen për të ia lanë familjes Richie.

6. Reperin Ice-T e birësuan tezet e tij pas vdekjes së nënës dhe babait të tij.

7. Për John Lennonin u përkujdesen daja me bashkëshorten nga mosha pesë vjeçe. Babai biologjik i Lennonit iu bashkua ushtrisë e nëna e tij shkoi me një mashkull tjetër.

8. Bill Clintonin nuk e ka rritur familja e vet. Babai i tij vdiq disa muaj para lindjes së të birit e nëna shkoi në një qytet tjetër të shkollohet.

9. Ray Liottan e birësuan Mary dhe Alfred Liotta kur ishte gjashtë muajsh e prindërit e vet biologjikë i njohu tek në moshën 40 vjeçe.