Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 08:30

Biblioteka britanike ka paguar shumën rekord prej nëntë milionë paund, ekuivalente me 10.9 milionë euro për të blerë ungjillin e Shën Cuthbert, libri i shekullit të VII i ruajtur me shumë kujdes nga biblioteka si vëllimi më i vjetër europian që ka mbetur i paprekur.

Me një madhësi sa pëllëmba e dorës, libri ungjillor është një kopje e dorëshkrimit të Gjonit, i shkruar në latinisht, dhe biblioteka britanike e ka përvetësuar seksionin nga Jezuitët.

Përmasat e librit janë 96 mm gjerësi dhe 136 mm i lartë, i mbështjellë më një lekurë të kuqe. Ai u varros së bashku me Shën Cuthbert në vitin 687 dhe u zbulua në arkivolin e shënjtorit në vitin 1104, kur ai u hap në katedralen Durham.

Arkivoli mbërriti në katedrale pasi murgjit e kishin hequr nga ishulliu Lindisfarne, 530 kilometra në veri të Londrës, për të mbrotjur eshrat e shenjtorit nga vikingët në shekullin e IX dhe të X. Libri do të ekspozohet në bibliotekën e Londrës para se të shkojë në Durham, në verilindje të Anglisë, vitin e ardhshëm.