Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 09:25

Jeta e tij është si një përallë, por gjithsesi ai nuk e konsideron veten të pasur.

Alfie Best u lind në Leicester të Britanisë së Madhe nga një familje rome.

Në moshën 12-vjeçare u detyrua të braktiste shkollën dhe të niste punën në rrugë.

Pas vetëm katër vjetësh hapi biznesin e tij të parë.

Tashmë 45-vjeçari ka një shtëpi me vlerë 17 milionë euro dhe një pasuri neto prej 285 milionë eurosh.

“Mendoj se kam qenë me fat dhe kam bërë zgjedhjet e duhura. Nuk mendoj se jam i pasur, por po punoj të bëhem i tillë”, thotë Best.