Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 11:24

Adam Travers, 33 vjeç, shkoi në një dyqan për të blerë një palë rroba banje, por ajo që gjeti në xhep ishte e habitshme. Burri kishte shpenzuar vetëm 10 euro për blerjen e tyre. Ai u shqetësua shumë kur gjeti në xhepin e tyre 9 doza droge.

Ajo që e trembi më shumë çiftin ishte fakti se fëmija mund të binte në kontakt me pilulat dhe mund t’i konsumonte. “Jam i tronditur. Nëse do t’i gjente fëmija im, pasojat do të ishin të rënda. E nëse do të niseshim për pushime, sigurisht që do të kishim probleme të mëdha në aeroport, duke rrezikuar pa dashje edhe burgun”, tregon Adams.

Policia analizoi dozat dhe thotë se janë antidepresivë, por që shpesh përdoren edhe si drogë. Dyqani ku u blenë pantallonat e shkurtra, ka deklaruar se e ka prerë kontratën me firmën që e furnizonte me veshje.