Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 10:24

Këto dy vajza binjake dijnë të shtiren kur vjen fjala për t’iu bindur nënës.

Judy Travis, një nënë 29 vjeçare nga Seattle, ka xhiruar një video të bukur të vajzave të tyre. Binjaket supozohej të ishin duke fjetur, por ato duken të lumtura duke folur e qeshur mes vete në shtrat, derisa nëna e tyre i thërret me zë përmes monitorit, transmeton Koha.net. “Përshëndetje vajza” i drejtohet ajo.

Vajzat e mençura, Miya dhe Keira e njohin menjëherë zërin e nënës së tyre dhe shtrihen dhe bëjnë sikur flenë.

Videon e kanë shikuar dhe 14 milionë njerëz në Facebook dhe ka pasur shumë komente.