Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 11:31

Një ngjarje mjaft e veçantë ka ndodhur në Texas!

Dy shtetas amerikanë, të dy të arrestuar ndaj akuzës për helmim të një shoku të tyre, janë prangosur nga organet kompetente dhe menjëherë i kanë futur në makinën e policies për t’i çuar drejt rajonit policor të paraburgimit.

Polici që po drejtonte makinën në një moment gjatë rrugës, vuri re se Tina Marie Arie dhe Howard Windham nuk po dukeshin më nga dritarja që i ndante me pjesën e prapme të makinës.

Ka ndalur makinën dhe ka shkuar për të hapur derën e prapme dhe… dhe ka parë se dy të arrestuarit po kryenin marrëdhënie seksuale!

Pasi i ka ndarë, pjesa tjetër e rrugës deri në rajonin policor kaloi pa problem të mëtejshme. (LajmeShqip.com)