Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 10:16

Shumëkujt mund t’i shkojë ndërmend të shijojë një ëmbëlsirë në mes të natës dhe jo të gjithë e kanë pasur mundësinë për t’ia plotësuar këtë kënaqësi vetes. Një zgjidhje për këtë e ka menduar kompania amerikane e prodhimit të ëmbëlsirave “Sprinkles Cupcakes”, e cila ka hapur “bankomatin” e parë të shpërndarjes së ëmbëlsirave, funksional 24 orë në 24.

Një kopje identike e një bankomati të një banke, por që në vend të parave nxjerr ëmbëlsira. Në fushatën publicitare kompania ndërtoi ATM në Beverly Hills, ku klientët pasi kanë vendosur kartën e kreditit mund të vetëshërbehen me ëmbëlsirën e zgjedhur nga ata vetë.

Sipas kompanisë ëmbëlsirat janë të freskëta edhe gjatë natës, pasi makineria mbushet e rimbushet gjithnjë me produkte të reja, pavarësisht nëse është natë apo ditë.

Ideja për këtë makineri është e themelueses së kompanisë Candey Nelson, e cila gjatë periudhës së shtatëzënisë nuk mund të shkonte të blinte ëmbëlsira gjatë natës, pasi dyqanet ishin të mbyllura.