Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 12:31

Të organizosh ceremoninë martesore në një akuarium, sigurisht që në një moment të caktuar do të shpërngulet vëmëndja nga çifti tek kafshët e akuariumit!

Kësaj radhe protagoniste ka qenë balena e bardhë Juno e cila ka shoqëruar me lëvizje koke muzikën e një grupi “mariachi”.

Kitaristi i bandës, Eduardo Rocha, ka thënë: “Vetëm ta shikonit se si ajo ndërvepronte me njerëzit! Teksa nusja dhe dhëndri po jepnin betimin ndaj njëri-tjetrit, ajo qëndronte atje duke parë gjithçka.

Ajo u bë si një shoqe për ne. Atë ditë ajo dukej edhe me humor.

Ne ndodheshim në një tunel përmes akuariumit dhe ajo dëgjonte gjithçka çfarë thonim ne përmjet ujit.”

Kjo balenë, me performancën e saj ka tërhequr më shumë se 500 mijë vizitorë me klipin e saj. (LajmeShqip.com)