Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 13:36

San Paolo – Ata kishin kryer krime të ndryshme në zona të ndryshme të qytetit, por u bashkuan në qelitë e paraburgimit të një rajoni policie. Babë e bir që kishin 17 vite pa u parë, u takuan për herë të parë në një qeli.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, në San Paolo, ku 58-vjecari Orival Raimundo de Souza ishte arrestuar për kërcënim me vdekje ndaj nipit të tij, dhe nga ana tjetër djali i tij ishte arrestuar për vjedhje të armatosur.

I braktisur nga babai që në moshën 1-vjecare, ai nuk e njihte atë dhe madje personin të cilin e kishte parë disa herë nëpër rrugët e qytetit, nuk e kishte ditur që kishte qenë babai i tij.

Një nga policët e rajonit, i cili zbuloi lidhjen e tyre të gjakut, organizoi një takim për ta në qelitë e burgut, një takim nga i cili 18-vjecari nuk pati shumë për të treguar. Ndërsa 58-vjecari, Orival Raimundo de Souza, i cili është përpjekur të japë sqarime mbi largimin nga jeta e djalit të tij, është shprehur kur ka dalë nga burgu se, “Do të vij ta pres me makinë kur ai të dalë nga burgu. Megjithëse e kam shumë të vështirë sepse nuk jam as shembulli i mirë për të, do të mundohem ta bind që të heqë dorë nga rruga e krimit.” (LajmeShqip.com)