Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 14:52

Astronautët e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kanë shijuar sallatën e rritur në hapësirë.

Marulja e kuqe e kultivuar tërësisht nga ekipi shënon fillimin e projektit të NASA-s që do të prodhojë më shumë ushqim në hapësirë.

 Shkencëtarët e NASA-s thonë se ushqimi i freskët do të ndikojë për mirë në shëndetin e astronautëve.

 Këta të fundit prej vitesh kanë kultivuar të korra në hapësirë për arsye studimi, por kjo është e para herë që ata lejohen t’i hanë këto prodhime.