Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 14:20

Nju Jork – Artisti amerikan, Andres Amador realizon vizatime gjigante duke gdhendur rërën në plazhe që përfshijnë hapësirë masive deri në 400 m.

Artisti përdor Google Earth për të zgjedhur plazhet më të mira për planet e tij.

Më pas pret hënën e plotë për t’u siguruar që batica është e ulët mjaftueshëm për të përfunduar hartimin e vizatimit para se ajo të zhduket nga valët.

Sipas tij, pamjet e realizuara janë bazuar nga modele në natyrë, të tilla si gurgullima në ujë, çarjet në baltë etj.

(LajmeShqip.com)