Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 12:55

Biznesi i kamerës së fshehur po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo video dëshmon se me sa mençuri dhe kujdes bëhen montazhet e këtij biznesi. Sfida kryesore mbetet çdoherë se si të bëhet një incizim që duket dhe tingëllon sa më origjinal.

Një nga këto video është ajo e “Just for laughs”. Triku është i thjeshtë: Gruaja bart një kukull, të cilës i bie koka. Në këtë moment, midis gruas e kalimtarit kalojnë mjeshtër të rremë, të cilët heqin kokën e kukullës, ndërsa nga toka del koka e vërtetë, e cila bëhet sikur është kukull.

Shihni reagimet e njerëzve kur papritmas vërejnë se po kapin një kokë të vërtetë. (LajmeShqip.com)