Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 12:45

Londër – Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në “trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë.

Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: “Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek unë dhe më tha: “Mami, unë jam vajzë!”.

“Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesëve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Shkolla ka bërë një punë të shkëlqyer”, shprehet Theresa.

Gjithsesi, prindërit e Zach nuk i mbyllin derën mundësisë që një ditë djali i tyre të rikthehet të sillet si djalë.

“Në garderobë i kemi lënë edhe rroba djemsh nëqoftëse vendos një ditë t’i veshë. Nëse ndërron mendje dhe kthehet djalë, mirë; nëse nuk kthehet, sërish mirë”, shton Theresa.