Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 12:15

Në vitin 2011 amerikanët kanë shpenzuar gati 51 miliardë dollarë për kafshët e tyre shtëpiake. Këtë e ka bërë të ditur American Pet Products Association, duke deklaruar se bëhet fjalë për një shpenzim rekord.

Për herë të parë në histori, amerikanët kanë shpenzuar më tepër se 50 miliardë dollarë për qentë, macet, kanarinat dhe peshqit e tyre.

Rreth 65% e këtyre shpenzimeve përfshijnë kostot e ushqimit dhe vizitat tek veterineri. Por, sektori që ka shënuar shpenzimet më të mëdha është ai i shërbimeve, ku amerikanët kanë shpenzuar 18% më shumë, pikërisht 3.8% nga miliardat e dollarëve për pastrim, pension për kafshët etj.

Sipas shoqatës, në 2012-ën sektori i shërbimeve do të rritet me 8.4% deri në 4.1 miliardë dollarë.