Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 17:37

Kaliforni, New Port Beach – Dje në plazhin e Kalifornisë ka ndodhur një incident i jashtëzakoshëm. Një djalosh i ri i cili po gërmonte një gropë në rërë, padashje rrëshqiti brënda saj duke e tërhequr rërën me vete, aq sa ajo e groposi të tërin.

Ne një kacavjerrje të dëshpëruar, dhjetra pushues u përpoqën që të gërmonin për të gjetur djalin, por në këtë mënyrë rëra vetëm sa ngjeshej më shumë.

Përfundimisht në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit të cilët ja arritën të nxirrnin nga gropa djaloshin e ri, i cili pavarësisht se ishte groposur i gjallë për 30 minuta, doli gjallë.

Kur autoritet arritën të shpëtonin djalin turma e njerëzve që i kishte rrethuar i përshëndeti me brohoritje dhe duartrokitje. Ata që e kishin parë skenën që nga fillimi, nuk e besonin që djali kishte dalë i gjallë.

Që mbas këtij rasti prindërve ju është dhënë një mësim i mire për të mo si lejuar fëmijët të ha[pin gropa aq të thella në rërë, pasi vetë rëra është e paqëndrueshme. (LajmeShqip.com)