Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 13:24

Odette Delacroix nga Los Angjeles është vetëm 160 cm e gjatë dhe peshon mbi 40 kilogramë, dhe ndonjëherë ajo do të ndrydhet nga deri në pesë femra të shëndosha të cilat së bashku mund të peshojnë deri në më shumë se 700 kilogram.

Nëse jeni studente e dobët për nga pesha, ka shumë punë të cilat mund t’i bëni në mënyrë që të fitoni të holla shtesë – punë në ndonjë bar, kamariere, supermarket apo të shtrydheni nga femra modele të mëdha.Po, mirë e dëgjuat – të shtrydheni nga femra të shëndosha dhe me peshë të madhe, kjo ka filluar të praktikohet në masë të madhe në vende të ndryshme, dhe shumë meshkuj to të paguajnë shuma të mëdha që t’i shikojnë femrat me peshë të vogël teksa shtrydhen nga femrat tjera me peshë super të madhe.

Odette Delacroix nga Los Angjeles është vetëm 160 cm e gjatë dhe peshon mbi 40 kilogramë, dhe ndonjëherë ajo do të ndrydhet nga deri në pesë femra të shëndosha të cilat së bashku mund të peshojnë deri në më shumë se 700

kilogram. Asaj në raste të këtilla i duhet t’a mbajë frymën deri në disa minuta, dhe në një rast ajo është frikësuar për vdekje. Por përderisa të gjithë ne ankohemi për një ditë të vështirë në zyrë, Odette thotë se e adhuron punën e saj.

“Miqtë e mi në shkollën e arteve më angazhuan që të modeloj për pikturat e tyre. Në atë moment e kuptova se sa shumë më pëlqente modelimin nudo dhe një nga artistët më sugjeroi që të provoja modelimin fetish. I kam realizuar disa foto-sesione, dhe kam fituar deri në 700 dollarë në javë. Me kalimin e kohës e kuptova se vërtetë e pëlqeja atë që po e bëja, kështu që e lansova uebsajtin tim ku mund t’a publikoja punën time si modele. Dhe në vitin 2011 kur ende isha në universitet, pranova një kërkesë nga një adhurues i fotove të mija, i cili kërkonte nëse do të dëshiroja që të provoj ‘shtrydhjen’. Kurrë më parë nuk kisha dëgjuar për diçka të tillë, por ai më siguroi se meshkujt do të paguanin para të majme për një video të tillë, dhe nuk u mendova shumë dhe fillova t’a bëja,” rrëfen ajo – transmeton lajmi.net