Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 18:20

Thuhet se ‘Rruga e Oqeanit Atlantik’ në Norvegji është një nga rrugët më të rrezikshme në Botë. Veturat të cilat vozisin në atë rrugë duhet ë kalojnë nëpër kthesa the tatëpjeta të papritura të cilat i janë përshtatur terenit të brigjeve në oqeanin Atlantik.

Rruga e Oqeanit Atlantik është e gjatë 8.3 kilometra dhe pjesë e segmentit rrugor 64 në Norvegji, dhe gjendet në arqipelagun në Eide. Kjo rrugë kalon nëpër detin e Norvegjisë duke e lidhur ishullin Averoy me tokën kryesore, është ndërtuar pjesë pjesë në disa ishuj të vegjël dhe ka 8 ura më të njohurën (dhe më të frikshmen) që njihet me emrin ‘Ura Storseisundet’, shkruan Lajmi.net.