Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 23:02

Megjithëse, bisedat apo “premtimet” mes tyre tanimë janë bërë aq klishe, sa që çdo premtim prej këtyre më poshtë tanimë është vështirë të besohet.

Jo rrallë herë në rrugët e qyteteve të Kosovës shohim çifte që duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Puthjet në mes të rrugës, mbajtja e dorës së njëri-tjetrit por edhe përqafimet në publik na dëshmojnë këtë më mirë se çdo gjë tjetër.

Megjithëse, bisedat apo “premtimet” mes tyre tanimë janë bërë aq klishe, saqë çdo premtim prej këtyre më poshtë tanimë është vështirë të besohet.

Kjo është lista e premtimeve e përpiluar për ju nga lajmi.net:

1.    “Askush s’është si ne”

Ky është një prej premtimeve që radhitet i pari në listën tonë për shkak të famës që ka.

Zakonisht ky premtim i bëhet vajzës nga mashkulli, si dhe preferohet të bëhet në fillim të lidhjes për shkak që fuqizon lidhjen që në fillim.

2.    “Do e lija familjen për ty”

Një prej prej premtimeve për të cilën legjenda thotë se me të dëshmohet dashuria e njërit për tjetrin.

Kjo për arsyje se familja konsiderohet gjëja më e çmueshme dhe nëse dikush të vendos para familjes i bie që je personi më i çmueshëm për të.

3.    “Do ta blejmë një banesë kur të martohemi”

Të gjithë jemi të familjarizuar me fenomenin e bërjes së planeve për të ardhmen që në javët e para të lidhjes.

Premtimi në fjalë është një prej premtimeve me të cilin entuziazmohen çiftet ndërmjet vete edhe pse në fund ndodhë që lidhja nuk funksionon.

Por edhe nëse lidhja zgjatë, gjasat janë të mëdha që ata do të përfundojnë duke jetuar në shtëpinë e djalit në fshat.

4.    “Do ta udhëtojmë gjithë botën bashkë”

Me fillimin e lidhjes në një nga qytetet e Kosovës, fillojnë edhe premtimet që lidhjen në të ardhmen ta zhvendosin në qytetet më të famshme të botës, si p.sh. në Paris, Romë, Londër etj.

Ky premtim konsiderohet i rëndësishëm për arsyje se tregon dëshirën e të qënurit me partnerin gjatë gjithë kohës dhe në çdo vend. (lajmi.net)