Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 14:42

Ditën e djeshme ka nisur proçesi gjyqësor i ngritur kundra australianes Rebecca Elder, që akuzohet se ka hyrë pa leje në shtëpinë e një burri, të cilin më pas e ka përdhunuar.

Rebecca e cila akuzohet për përdhunim të gradës së parë, ka mohuar akuzat duke kërkuar shpalljen e pafajësisë së saj.

Sipas dokumentave zyrtarë, ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në një zonë periferike në datat 20 dhe 23 shtator, ku Rebecca ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) duke i bërë seks oral pa marrë miratimin e tij.

Proçesi gjyqësor pritet që të përfundojë muajin vijues. (LajmeShqip.com)