Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 10:49

Brazil – Maria Audete Nasimento është gruaja 30 vjeçare, por që vazhdon të ketë pamjen e një fëmije 1 vjeçar.

E lindur në Rio De Zhaneiro më 1981, ajo ka mbetur e pazhvilluar për shkak të mungesës së hormoneve që duhej të prodhonte gjëndra tiroide.

Varfëria e familjes së saj ka bërë që ajo të mos marrë mjekimin e duhur, i cili do ta kishte shpëtuar nga kjo gjëndje.

E robëruar në trupin e një fëmije 1 vjeçar, ajo nuk di të flasë për shkak të mos zhvillimit mendor. (LajmeShqip.com)