Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 10:32

Një nxënës shkolle 12-vjeçar është kurorëzuar me titullin “Princesha Britanike Drag”. Redvers Stoke nuk e mendonte se realisht do të dilte fitues në garën që po organizohej për të rinj në Cornwall.

Por kur vendosi që të vishte edhe sytjenat e nënës së tij, të zbukurohej me paruke dhe bizhu, dhe me një palë taka vërtetë të larta, ai u habit që si ja doli të dilte fitimtar.

Për habinë e shokëve të tij dhe familjarëve të tij ai fitoi dhe madje do të konkurojë për “Drag Queen” vitin që vjen. Familja e tij ndihet e gëzuar për iniciativën edjalit, ndërkohë që vetë djali shprehet:

“Mua nuk më duket të ketë asgjë të keqe në këtë paradë! Unë e bëj se më argëton. Më pëlqen kur shoqet më lyejnë thonjtë dhe më trukojnë. Kam shokë dhe shoqe plot. Madje do të thosha që vajzat më tërheqin shumë. Thjeshtë më duket shumë argëtuese kur ngatërrohem veshje të tilla.” (LajmeShqip.com)