Lajme Shqip Saturday, 07 April 2012 09:00

Kolumbi – Një 10-vjeçare në Kolumbi është shndërruar në nënën më të re të njohur në historinë e njerëzimit, pasi lindi një vajzë të shëndetshme gjatë ditës së enjte.

Megjithatë, mosha shumë e re e nënës ka skandalizuar opinionin publik përtej vëndit të saj. Pjesë e një fisi indigjen që jeton në një zonë rurale, vajza e quajtur Vaju u paraqit për herë të parë tek mjeku vetëm në momentet e fundit para lindjes.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj dhe u detyrua të udhëtonte deri në qytet për shkak të dhimbjeve të forta si rrjedhim i kontraktimeve.

Duke gjykuar rrezikun e madh të përballjes së trupit të saj me një lindje të zakonshme, mjekët vendosën të realizonin një ndërhyrje çezariane, të cilën 10-vjeçarja dhe foshnja e saj e kaluan me sukses.

Ndonëse policia kolumbiane mund të ndjekë babain e foshnjës për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka vendosur mos ta bëjë diçka të tillë, pasi krahina nga e cila vjen nëna më e re në botë ka disa të drejta të zgjeruara autonomie, që i lejojnë të ruajë kulturën e veçantë rurale.

Mosha e babait është shndërruar në një objekt spekulimi në mediat kolumbiane, me disa media që e raportojnë 15 vjeç dhe të tjera 30 vjeç.