Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 06:26

Tokio – Tre tërmete të reja me intensitet prej pesë, 5,2 dhe 4,9 ballësh sipas shkallës të Rihterit janë regjistruar sot në bregdetin verilindor të ishullit japonez Honshu.

Epiqendra ka qenë në Oqeanin Paqësor në largësi prej 80 deri në 300 kilometra nga bregu dhe në thellësi prej 33 kilometrash. Tani për tani nuk ka informatë për dëme nga tërmeti.

Aktiviteti sizmologjik në bregdetin verilindor të Honsh nuk ulet prej 11 marsit kur ndodhi tërmeti katastrofal prej 9,0 ballësh sipas Rihterit. Në të humbën jetën më shumë se 12.000 njerëz, ndërsa 15 mijë konsiderohen si të zhdukur.{template7}