Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 16:50

Fier – Rreth 1.5 ton lëndë narkotike u gjet e braktisur në bregdetin e lumit të Semanit, të premten.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, lënda narkotike e tipit kanabis sativ “ishte e presuar dhe e paketuar në qese plastmasi dhe futur në rreth 92 thasë”.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur nga policía fierake,” thanë burimet zyrtare.

“Gjysma e thasëve ishte e shpërndarë gjatë rërës së detit, ndërsa gjysma tjetër ishte e ngarkuar në një mjet të llojit traktor, i ngecur në ujërat e detit adriatik,” thanë burimet.

Burimet pohojnë se mbrëmjen e kaluar policia ka pikasur një gomone në ujërat e bregdetit të Semanit, e cila u largua pas ndjekjes nga policia. Mjeti që do ta furnizonte gomonen me sasinë e drogës ngeci në rërë, dhe u braktis nga drejtuesit.

Së bashku me thasët me drogë të presuar trafikantët kanë patur edhe 27 bidona 30 kg me benzol. Policia po punon për zbulimin e autorëve të trafikut të mbetur në tentative.{template7}