Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 14:15

Pekin – Lu Hao është një vogëlush kinez 3-vjeçar që peshon 56.7 kilogram ose pesë herë më shumë se moshatarët e tij.

Prindërit e tij thonë që nuk mund t’i vënë një dietë sepse kanë frikë nga reagimi i “gjigandit”.

Ata tregojnë se nëse Lu nuk merr 3-4 racione gjatë vaktit bëhet shumë nervoz dhe ka shpërthime inati.

“Nëse nuk e ushqejmë atëherë ai fillon të qajë pa pushim”, thotë nëna e 3-vjeçarit, Chen Huan.

Lu Hao nuk pranohet më në kopsht për shkak se edukatoret mendojnë se masa e tij trupore përbën rrezik për fëmijët e tjerë dhe shtëpia është i vetmi vend ku mund të luajë.

Doktorët mendojnë se problemi i tij ka të bëjë me një çrregullim hormonal.

“Ai nuk është vetëm mbipeshë, por edhe shumë i gjatë për moshën që ka. Nëse është problem hormonal, ne jemi në gjendje ta kurojmë. Por, nëse ai vazhdon të shtojë peshë me këtë ritëm, zemra e tij nuk do ta përballojë”, tha Dr. Lu Hong.{template7}