Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 11:50

{template7}

Take That ballafaqohen me variantin komik tё grupit tё tyre  Fake That. Humoristёt Alan Carr, James Corden, Catherine Tate, John Bishop dhe David Walliams sollёn nё skenё versionin komik tё Take That dje, nё mbrёmjen e BBC1. James Corden nё rolin e Gary Barlow, Alan Carr nё rolin e Mark Owen,  Catherine Tate nё rolin e Jason Orange, John Bishop nё rolin e Robbie Williams dhe David Walliams nё rolin e Howard Donald. Ato tё gjithё e kanё studiuar koreografinё e grupit, me pёrjashtim tё James-it i cili ka qёnё simpatizant i Gary-it qё nё fillimet e karrierё sё tij. Madje Gary ka qeshur dhe ёshtё shprehur se ‘sozia’ e tij i bёnte lёvizjet e koreografive tё tyre tё hershme mё mirё se sa vetё ai. Alan risolli nё skenё gjoksin dhe barkun e çkopsitur, performancё e Mark-ut nё vitin 1993 nё videon “Pray”; dhe Catherine solli stilin tipik tё veshjes sё Jason-it. Robbie Williams pranoi qё ndihej i lehtёsuar qё imituesi i tij ishte John. Ai u shpreh: “John ёshtё i kёndshёm. Mё pёlqeu shumё.” Ndёrsa David deklaroi se: “Megjithёse ishte argёtuese tё vishesha si Howard, ishte shumё e sikletshme ta luaje rolin pёrballё protagonistit!”.