Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 19:10

{template7}

Podgorricë – Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Buhler, vizitoi, të mërkurën, zyrtarisht Republikën e Malit të Zi, në kuadër të Marrëveshjes së Komisionit të Përbashkët Implementues.

Me këtë vizitë ai vazhdoi turneun në vendet e Ballkanit, në kuadër të përgjegjësive të tij, bëhet e ditur në një komunikatë të KFOR-it.

Gjenerali Buhler u prit nga Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boro Vuçiniç, me të cilin shkëmbeu pikëpamjet mbi situatën e sigurisë dhe gjendjen politike në Balkanin Përëndimor.

Komandanti i KFOR-it e informoi Ministrin për stabilitetin e përmirësuar në Kosovë. Ai e  informoi Ministrin Vuçiniç për bashkëpunimin e mirë dhe të besueshëm në rajon.

Ministri Boro Vuçiniç e falenderoi Gjeneralin Buhler për punën e jashtëzakonshme që KFOR-i ka bërë gjatë dhjetë viteve të fundit. Ky mision i NATO-s ka kontribuar fuqishëm në stabilitetin dukshëm të ngritur të Ballkanit Perendimor dhe perspektivës së tij evropiane.

Ai ofroi përkrahjen e tij politike për përkushtimin e KFOR-it në stabilizimin e mëtejshem të Kosovës dhe Ballkanit Perendimor.