Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 08:26

Uashington – Një fëmijë amerikan, i cili rrezikoi të vdiste nga një peritonit akut, ka folur në televizion për eksperiencën e tij, duke thënë se takoi stërgjyshin në parajsë.

Colton Burpo, në vitin 2002, i është nënshtruar dy herë një operacioni emergjence. 11-vjeçari theksoi se kur ndodhej në sallën e operimit, shpirti i tij fluturoi në parajsë.

Colton tha se në parajsë takoi Jezusin, një motër që lindi e vdekur si pasojë e një aborti dhe stërgjyshin e tij.

“Erdhën disa engjëj, më morën në krahë dhe më dërguan para Jezusit. Më pas, erdhi një person i cili më pyeti nëse isha i biri i Todit. Unë u përgjigja “po” dhe ai më tha që ishte stërgjyshi im”, u shpreh 11-vjeçari për ‘Daily Mail’.

Babai i vogëlushit, 41-vjeçari Tod, tha: “Kur na foli për motrën e tij kuptuam se nuk po gënjente dhe unë mendova se është bukur që të kesh një fëmijë në parajsë që të pret”.

{template7}