Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 08:25

{template7}

Athinë – Transporti hekurudhor dhe ai elektronik në kryeqytetin grek sot edhe njëherë do të jetë i paralizuar për shkak të grevës 24-orëshe të të punësuarve në transportin publik, të cilët protestojnë kundër votimit të Ligjit për ristrukturim të sektorit.

Në Athinë sot do të lëvizin vetëm autobusë, kumtuan mediat.

Avokatët dhe gazetarët, gjithashtu, dalin në rrugë. Mediat dhe sajtet e ndërprenë punën deri nesër në mëngjes dhe nuk do të emetojnë lajme.

Të punësuarit në transport protestojnë kundër planeve për ristrukturim të sektorit, ndërsa avokatët dhe gazetarët kundërshtohen në propozim masat për kursime, të parashikuara në propozim ligjin, që do t’i rrisë tatimet për profesionet e tyre.

Në kohë më të afërt  pritet që parlamenti ta votojë propozim ligjin për luftë me manipulimet tatimore, që parashikojnë përforcim të kontrollit mbi profesionet e lira.

Projekti është në kuadër të masave për kursime, të marra nga Greqia me qëllim të rikuperimit të financave publike përmes rritjes së të ardhurave dhe të tatimeve dhe ulje të shpenzimeve dhe të rrogave.