Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 14:05

Tiranë – Sigurimi i kredive bankare nga bizneset ngelet i vështirë, por kjo më shumë për faj të vetë kompanive, sesa të bankave. Ilir Zhilla, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, thotë se biznesit shqiptar i mungojnë idetë dhe projektet serioze të investimeve.

Vrojtimi i aktivitetit kreditues i kryer nga Banka e Shqipërisë, tregoi se për 3-mujorin e dytë të vitit 2011 bankat i kanë shtrënguar standardet e kredisë për bizneset dhe pritet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për 3-mujorin e tretë.

Sipas bankierëve, faktorët me ndikimin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë, kanë qënë gjendja e huave me probleme, si dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja. (LajmeShqip.com)