Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 17:52

Paris – Zhak Delor, ish-ministri francez i Financave dhe ish-kryetar i Komisionit Evropian, në intervistën për gazetën belge “Le Suar” dhe në atë zvicerane “Le Temp” vlerëson se samiti francezo-gjerman nuk e dha përgjigjen adekuate për krizën me borxhet.

Zhak Delor,  njëri prej baballarëve të euros, vlerëson se euroja dhe Evropa ndodhen në prag të shkatërrimit.

Ish-politikani 86-vjeçar, vajza e të cilit,  Martin Obri, është kandidat serioz për mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste të Francës, të cilën e udhëheq prej para disa viteve thotë: “T’i hapim sytë: euroja dhe Evropa janë në prag të shkatërrimit. Që të mos biejnë në ‘shkatërim’ nevojitet një zgjedhje e thjeshtë; ose shtetet anëtare do të pranojnë bashkëpunim të përforcuar ekonomik, të cilën unë çdoherë e kam kërkuar ose do t’i bartin kompetenca të reja BE-së. Zgjedhja e dytë u refuzuar nga shumica e 27 vendeve anëtare të BE-së, madhe mbetet zgjedhja e parë…”

Propozimi i presidentit Nikolla Sarkozi dhe kacelares Angela Merkel për formimin e qeverisë ekonomike të euro zonës, e cila do të mblidhet dy herë në vit me kryetar stabil dhe vendosje të taksave ndaj transakcioneve financiare, sipas Delorit, ashtu siç janë të propozuara nuk do të shërbejnë për asgjë. “Merkel, edhe një herë nuk lëshoi pe në bazë në asgjë”. Ai megjithë gëzohet që dialogu gjermano-francez vazhdon edhe mëtej.

Ish-kryetari i Komisionit Evropian mbetet në mbrojtjen e fletëobligacioneve, të cilat do t’i shndërrojnë borxhet e vendeve anëtare të euro zonës në një bprxh të përbashkët evropian, “për shkak se nëse nuk bëhet kjo, tregjet do të vazhdojnë të dyshojnë”.

Nëse kriza me borxhet nuk zgjidhet, sipas Delorit, Evropa do të shndërrohet në zonë për këmbim të lirë.