Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 13:14

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje organizoi një tribune ku flitet për temat e ndaluara.

Temë diskutimi në këtë tribune ishte Trepça, historia e saj, se në çfarë periudhash ka kaluar ajo.

Nuk mbet pa u përmendur kriza e Trepçës, ku problem kryesor është mosmenaxhimi i minierës.

Eksperti i ekonomisë, Nazmi Mikullofci, tha se kapaciteti i Trepçës njihet brenda dhe jashtë vendit, mirëpo serbët e lanë me dëmtime të mëdha.

Ai tha se Trepça ishte njëra ndër dhjetë kompanitë më të suksesshme në ish-Jugosllavi.

Mikullofci kujtoi se Trepça në vitin 2000 kaloi nën administrimin e UNMIK-ut, dhe deri në vitin 2003 ajo u financua  vetëm për pastrimin dhe ruajtjen e objekteve dhe stabilimentit industrial. Në 2005, tah Mikullovci, gjigandi kosovar filloi punën me disa mjete të vjetra, kshtu që minierat, tani, prodhojnë me vetëm rreth 15 % të kapacitetit të përgjithshëm.

Në këtë tribune ishin të pranishëm lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputeti i saj, Glauk Konjufca.

U tha edhe një parullë re e stilit të Vetëvendosjes: “Trepça s’punon, Thaçi ndërton”, duke asocuar me thënien e dikurshme “Trepça punon, Beogradi ndërton”.