Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 13:41

Tiranë – Pakësimi i remitancave dhe liberalizimi i vizave kanë zbehur forcimin e zakonshëm të lekut gjatë sezonit veror. Ekspertët thonë se emigrantët po sjellin më pak para, ndërkohë që një pjesë e madhe e valutës që hyn në vend, po shpenzohet nga shqiptarët që udhëtojnë jashtë vendit për të kaluar pushimet.

Për ditët e ardhshme, ekspertët parashikojnë se euro mund të pësojë një rënie të moderuar, deri afër vlerës së 138.5 lekëve.

Në ditët e para të kësaj jave, leku ka fituar lehtë terren ndaj euros dhe sot kuotohej në vlerën e 139.3 lekëve, nga 140 lekë që ishte vlera e kursit në fund të javës së kaluar. Megjithatë, forcimi i lekut këtë verë nuk ka arritur përmasat e viteve të mëparshme. (LajmeShqip.com)