Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 14:51

Sipas shifrave të ARKEP, deri në muajin qershor Vala mori 58.77 përqind të tregut, një rritje kjo prej 2.77 përqind krahasuar me fillim vitin. Të hyrat vazhduan të rriten edhe në korrik 8.6 milionë euro dhe në muajin gusht 9.5 milionë euro, gjë që pritet të reflektojë në publikimet e ardhëshme.

Operatori lider në vend, Vala, ka arritë të ndalojë rënjen,- humbjen e klientëve dhe të hyrave finaciare, për herë të parë pas një periudhe të gjatë rënie, plot më shumë se tre vjet.

Rënjë e të hyrave dhe numrit të klientëve pati filluar në vitin 2011, për shkak të procesit të privatizimit, proces që bllokoi innvestimet, inovacionet por edhe mungesës së ofertës nga vet Vala si rjedhojë e neglizhimeve të ndryshme në menaxhment.

Lajmi konfirmohet nga të dhënat e ARKEP, të cilat pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

Kështu, sipas këtyre të dhënave, Vala, në tremujorin e dytë të këtij viti, ka arritur të marrë gati 60 përqin të tregut.

Saktësisht, operatori publik Vala mban 58. 77 përqind të tregut, -me tendencë rritje, ndërsa me numër të klientëve, Vala është rritur në 53.4 përqind të numrit të klientëve nga totali i përgjithshëm.

Sipas të dhënave të ARKEP, koha më e mirë për opertorin publik Vala, ka qenë 2010, kur zotëronte deri në 72 përqind të totalit të tregut, ndërsa në vitet në vazhdim ka ardhur vetëm duke u ulur, apo duke humbur deri në 14 përqind të tregut gjatë kësaj periudhe.

Rënja më e madhe ndodhi në vitin 2014, duke rënë nga 62 përqind sa ishte në fillim të këtij viti, në 56 përqind në mbylljen e vitit 2014.

Rritja e Vala-s pritet të jetë më e fortë në tremujorine e tretë, pasi menaxhmeti i Vala-s, ka raportuar të hyra shumë të larta për shkak agresivitetit në treg me produkte të ndryshme.

Saktësisht, gjatë muaji korrik, Vala ka raportuar të hyra prej 8.6 milionë eurove ndërsa në muajin gusht, të hyrat mujori të operatorit lider Vala, ishin rreth 9.5 milionë euro./Gazeta Blic/