Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 18:56

Prishtinë – Zv/administratorja e USAID-it për Evropën dhe Azinë, Paige Alexander, tha sot se USAID-i i ka ofruar sektorit të bujqësisë në Kosovë një përkrahje prej më shumë se 40 milionë dollarë deri më tani dhe ka organizuar vizita të ndryshme studimore për fermerë.

“Këtu tani kemi filluar edhe projektin e ri ‘Programi Mundësitë e Reja për Bujqësi’, i cili do t’i nxisë fermerët drejt avancimit të standardit të cilësisë dhe kompletimit të tregut me prodhime cilësore. Vlera e këtij projekti është rreth 16 milionë dollarë”, tha zv/administratorja Paige Alexander.

Zonja Alexander ishte sot në kompaninë “Agrovizioni”, në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit, bashkë e ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket.