Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 07:46

Ankara – Turqia është lider sipas rritjes ekonomike në Evropë pasi që në tremujorin e fundit të vitit 2010 shënoi rritje prej 9,2 për qind, publikoi televizioni turk NTV, duke iu referuar të dhënave të Institutit turk për statistikë.

Në tremujorin e parë prej vitit të kaluar rritja ekonomike e Turqisë është përmirësuar prej 11,8 në 12 për qind, në të dytin prej 10,2 në 10,3, ndërsa në tremujorin e tretë prej 5,5 në 5,2 për qind thuhet në të dhënat e Institutit për statistikë.

Rritja ekonomike e vendit gjatë vititi 2010 arrin 8,9 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara.

Televizioni theksoi se kjo rritje është bazë më e madhe vjetore prej vitit 2004.

Ekonomia e Turqisë në vitin 2010 ka qenë pothuajse 736 miliard dollarë, ndërsa të ardhurat për banorë janë rritur në 10,079 dollarë.