Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 16:31

Tiranë – Tregu i pasurive të paluajtshme në bregdet po zhvendoset dukshëm nga zona e Durrësit drejt Jugut. Gjin Biba, ekspert i tregut të pronave, tha se këtë vit vërehet rënie e kërkesës në bregdetin e Durrësit, si për blerje, ashtu edhe për qiramarrje.

Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme do të vazhdojë të ketë një ecuri të qetë. Zhvillim të rëndësishëm mund të sjellë vetëm dhënia e certifikatave të pronësisë për ndërtimet e reja.

Ndërkohë, përfaqësues të agjencive imobiliare shprehen se, tregu është i qëndrueshëm dhe pa luhatje të mëdha në çmime. Në Kryeqytet vërehet një rënie e kërkesës për mjedise tregtare dhe troje. (LajmeShqip.com)