Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 12:41

Tiranë – .

Menaxherja e përgjithshme e agjencisë imobiliare ndërkombëtare, Colliers International, një nga tre kompanitë më të mëdha në botë që është prezente edhe në Shqipëri, Stela Dhami thotë se interesimi i operatorëve të ndryshëm për këtë treg ka ardhur në rritje krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, investitorët e huaj kanë shfaqur interes të madh për investime në bregdetin shqiptar, kjo për shkak të çmimeve konkurruese që ofron vendi ynë krahasuar me vendet e rajonit dhe më tej.

Viti 2010 ishte një vit plot me sfida për tregun e pasurive të patundshme, pasi pati një mungesë të theksuar zbatimi projektesh dhe nga viti 2011 pritet një ecuri më e mirë.

Sipas agjencive imobiliare, interesimi dhe rritja që po shënohet gjatë këtij viti vjen edhe për shkak të marketingut të mirë që i është bërë vendit tonë në mediat e huaja.